Sela: Fitorja e madhe e shqiptarëve fillon nga Tetova

Demokracia e brendshme partiake është parakusht themelor për afirmimin e kulturës demokratike së një vendi në përgjithësi. Promovimi dhe avancimi i procedurave demokratike dhe i konkurrencës së ideve përbrenda partive politike është garanca kryesore për rritjen e pjesëmarrjes së gjerë të qytetarëve në vendimmarrje dhe në drejtimin e sistemeve politike

Dje, Aleanca për Shqiptarët mbajti zgjedhje të brendshme për lidershipin e degës së Tetovës, ku anëtarësia, në një proces demokratik dhe kompetitiv, me shumicë votash dhe me votim të fshehtë zgjodhi për kryetar të ri, z. Muzafer Etemi.

Muzaferit i uroj punë të mbarë në këtë vit kyç për Tetovën dhe secilën komunë me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Urime Muzafer ! Urime Tetovë ! Fitorja e madhe e Aleancës dhe e shqiptarëve në zgjedhjet lokale të vjeshtës do të fillojë pikërisht nga Tetova