Sela: Gjërat e bukura kërkojn angazhim, ASH do ta sjellë ndryshimin (VIDEO)

Advertisment

Në fund të konferencës për shtyp, kreu i ASHsë Ziadin Sela u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Në vazhdim janë disa nga përgjigjet e pyetjeve.

“Koalicioni tre palësh nuk është që vetëm të thuhet koalicion tre palësh sepse ka edhe detaje brenda për brenda. Në ofertën që ne do ta dërgojm do të jenë të planifikuara pozicioni i gjithsecilit në këtë koalicion dhe gjithsecili do të duhet të deklarohet. Ne do ti qëndrojm serioz asaj që e kemi thënë vazhdimisht” tha Sela.

Reklame

Në pyetjen rreth shkeljes së afateve të paralajmëruara, Sela tha se afatet nuk jane shkelë sepse deri me 17 mars mund të dorëzohen listat. Gjërat e bukura kërkojn angazhim, motivi ynë që të sjellim fitoren. Ka plot aktor politik që dëshirojnë që të pamundësohet ndryshimi dhe natyrisht pjesë e shkeljes së këtyre afateve janë edhe këta aktorë politikë. Një gjë është e sigurt, Aleanca për Shqiptarët do ta sjellë ndryshimin me ose pa koalicion.

Pyetja e një gazetari ishte nëse këto janë kushte të paraqitura nga ASH për dy partitë tjera. “Ne jemi në pozicion jo për të vendosur kushte ndër vëllezër por për të bërë koalicion ndër vëllezër dhe për të zgjatë dorën ndaj njëri tjetrit. Ne themi do ti shkojmë mbrapa fjalës së dhënë, gjithsecili do të duhet ti shkojë prapa fjalës së dhënë. Do të thotë nuk janë kushte por zgjatje dore për të aritur ndryshimin”, përfundoi Sela. /tetova1/