Sela: I gatshëm të bashkëpunojë me Besën dhe Alternativën për të mirën e shqiptarëve

Advertisment

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë në një intervistë për KosovaPress, se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, politikisht trajtohen si pakicë kombëtare, ani pse përbëjnë një të tretën e popullsisë.

Sipas tij, ende nuk ka barazi për shqiptarët atje, ndërkohë vlerëson se nuk ka pasur arritje në asnjë prej fushave, përshirë edhe zhvillimin ekonomik. Sela që po përgatitet për zgjedhjet e 12 prillit, thotë se është koha që të ketë faktor politik në Maqedoni, e jo bisht të qeverisjes LSDM, ose VMRO dhe se BDI duhet të shkojë në opozitë.

Reklame

Në një intervistë për KosovaPress, Sela flet edhe për mos marrjen e datës për hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për çka e fajëson Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar arritje në reformat në drejtësi, dhe vazhdon të jetë vendi ku kriminelët shëtitën lirshëm, ndërkohë që atyre që atyre që janë të ndershëm u montohen procese politike.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë në një intervistë për KosovaPress, se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, politikisht trajtohen si pakicë kombëtare, ani pse përbëjnë një të tretën e popullsisë.

Sipas tij, ende nuk ka barazi për shqiptarët atje, ndërkohë vlerëson se nuk ka pasur arritje në asnjë prej fushave, përshirë edhe zhvillimin ekonomik. Sela që po përgatitet për zgjedhjet e 12 prillit, thotë se është koha që të ketë faktor politik në Maqedoni, e jo bisht të qeverisjes LSDM, ose VMRO dhe se BDI duhet të shkojë në opozitë.
Në një intervistë për KosovaPress, Sela flet edhe për mos marrjen e datës për hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për çka e fajëson Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar arritje në reformat në drejtësi, dhe vazhdon të jetë vendi ku kriminelët shëtitën lirshëm, ndërkohë që atyre që janë të ndershëm u montohen procese politike.

Ai thotë se me këtë përbërje qeveritare dhe pa shtet të së drejtës, nuk mund të pretendohet Bashkimi Evropian.

Për këtë dështim, ai fajëson politikat e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, që siç thotë janë proceset gjyqësore që kur bëhet fjalë për politikanë, nuk gjendet epilog asnjëherë.

Sela shton se shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen dhe vendi ende është larg plotësimit të objektivave, ani pse është sjellë ligji për përdorimin e gjuhës.

Sipas tij, duhet gjetur zgjidhje me Kushtetutë, sepse nuk mund të ketë gjuhë me definicione të përkohshme, që definon gjuhën shqipe që e flasin mbi 20 përqind e popullatës, që është e ndryshme me gjuhën maqedonase.

Për këto, ai hedh fajin edhe të Bashkimi Demokratik për Integrim, që është në qeveri me LSDM-në.

Sipas tij, ky subjekt duhet të shkojë në opozitë dhe të gjejë idealin që e ka humbur.

Ai thotë se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të bashkëpunojë me partitë opozitare shqiptare, ku vet u ka bërë thirrje publike Lëvizjes Besa dhe Alternativës.

Sela tregon se kanë realizuar disa takime me kreun e Lëvizjes Besa dhe atë të Alternativës, prej të cilëve thotë ketë kërkuar që të shohin hallin e përbashkët që kanë.

Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhjet më 12 prill të këtij viti, vendim që është marrë në pajtueshmëri me liderët politik dhe presidentit, pasi vendi dështoi të marrë datën për hapje të negociatave për në Bashkim Evropian.

Më 3 janar pritet të hyjë në fuqi marrëveshja e Shkupit, me të cilën qartësohet se tre muaj para se të mbahen zgjedhjet ngritët qeveri teknike e cila që merret vetëm me organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë menjëherë në shkurt pritet të bëhet shpërndarja e parlamentit./KosovaPress/