Sela i përgjigjet Ahmetit për idenë e kryeministrit shqiptar

Advertisment

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela e cilëson si skandaloze dhe joserioze idenë e kreut të BDI-së Ali Ahmeti për kryeministër shqiptar.

Sipas Selës, Ahmeti në asnjë mënyrë nuk tregoi se si do bëhet realitet ëndrra që shpalosi. Në emisionin “Rruga drejt..” që transmetohet në Alsat sonte në orën 20:45, Sela flet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke përjashtuar mundësinë e bojkotit nëse procesi zhvillohet në 5 korrik.