Sela: “KOMITËT” shajnë dhe ofendojnë shqiptarët/akte vandale që asnjëherë nuk u dënuan

Advertisment

Kreu i Aleancës për Shqiptarët nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook ka reaguar për situatën e krijuar ditën e djeshme nga Komitët ku kanë bërë thirrje anti shqiptarët.

Ja postimi i tij i plotë:

Reklame

“Komitët” si tifo grup i shërbejnë sistemit dhe janë po të njëjtit që shajnë e ofendojnë shqiptarët, edhe gjatë qeverisjes së Gruevskit me BDI edhe gjatë kësaj qeverisje LSDM-BDI.

Sjellja e tyre dhe thirrjet antishqiptare, burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet.

Fuqinë e tyre e shfaqën edhe para disa viteve në lagjen Nerez, e banuar me shqiptarë, ku jo vetëm që rrahën shqiptarët në shtëpitë e tyre, por edhe demoluan bizneset e shqiptarëve, duke ua vënë zjarrin lokaleve të tyre.

Epilogu i kësaj ngjarje, ashtu si edhe i shumë akteve kriminale të këtij grupi vandalësh, asnjëherë nuk u dënua nga askush!

Sjellja e tyre nuk është thjesht sjellje e një tifo grupi, por burimin dhe dirigjimi i tyre bëhet nga sistemi i cili i nxit dhe mbronë ata.

Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këto huligan fenomene te këtilla s’do të kenë të ndalur!