Sela në Lezhë, ja porosia e tij

Lideri i Alenacës për Shqiptarë Ziadin Sela mori pjesë në vendin e Besëlidhjes Shqiptare sëbashku me kreun e Lëvizjes Vetëvendose, Albin Kurti, Shaip Kamberin nga Presheva dhe Nik Gjeloshajn e Tuzit.

Statusi i plotë i Selës:
Nder dhe kënaqësi e veçantë që sot në këtë ditë kaq të rëndësishme, me ftesë të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti, të jem bashkë me të e bashkë me Shaip Kamberin e Bujanocit e Preshevës dhe Nik Gjeloshajn e Tuzit në vendin e Besëlidhjes Shqiptare, në Lezhën e prijësve shqiptarë që më 2 Mars të vitit 1444 dhanë mesazhin e fuqishëm për gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Pjesë nga fjalimi në aktivitetin e sotëm në Lezhë:
“Kjo ditë është kaq e rëndësishme sepse në qoftë se periudhën për të cilën flasim ishte periudha e lavdisë së shqiptarëve, lavdi të cilën e ndërtoi me shumë mund e sakrificë, Skënderbeu, Gjergji ynë i dashur, Kuvendi i Lezhës është mesazhi që u la shqiptarëve për të ardhmen.

Ishte ky Kuvend, ai i cili e ndërtoi edhe Lidhjen e Prizrenit dhe ishte Lidhja e Prizrenit, që hodhi gurthemelin dhe idetë themelore të një shteti shqiptar të mëvetësishëm. Kështu ndodh çdoherë në histori. Të mëdhenj janë ato njerëz që japin ideja të cilat janë akoma më të mëdha se sa vetë ata. Skënderbeu ishte lis i madh për ne, i cili prodhoi një identitet kombëtar shqiptar, simbolet e të cilit sot e kësaj dite, i gëzojmë ne të gjithë shqiptarët nëpërmjet shqiponjës dykrenare.

Natyrisht që i madh ishte edhe Ismail Qemali sepse akoma më e madhe ishte ideja e tij për një shtet të pavarur shqiptar. Ashtu siç liria ishte ide e madh e Adem Jasharit. Prandaj, liria që sot ka Kosova ja shton ende më shumë madhështinë Adem Jasharit.

Kuptohet që unë, veten e llogaris në mesin e atyre shërbëtorëve të përulur që këtë amanet do të duhet ta çojmë deri në fund sepse në fund të fundit, Besëlidhja e Lezhës është këtu, Lidhja e Prizrenit është gjallë, asht siç duhet të jetë edhe ideja të cilën e transmetuan të gjithë këta burra e gra të mëdhenj shqiptarë e që ne duhet ta transmetojmë tek gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve.”