Sela: Në Qeveri të zgjeruar vetëm me kushtet tona (VIDEO)

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në një deklaratë për Alsat tha se opozita shqiptare ASH-AAA është e gatshme të hyjë në Qeveri të zgjeruar por me kushtet e saj. Sela kërkon që kjo Qeveri të bëj ndryshime kushtetues me qëllim që të hiqet 20 për qindëshi në ligjin për gjuhët, task forcë nga BE për zbardhjen e siç tha ai rasteve të montuara politike si dhe zgjedhja e problemit me qytetarët pa nënshtetësi.

“Në qoftë se e ka me gjithë mend, Aleanca për Shqiptarët do të ishte e gatshme të diskutojë diçka të tillë, nëse paraprakisht kjo Qeveri e zgjeruar merr për obligim ndryshimet kushtetuese për të heqë 20% për gjuhët.

Qeveria e re ti drejtohet BE-së për task forcë me gjykatës dhe prokurorë për ti hapur proceset e montuara politike dhe natyrisht atë që është ofruar nga neve si koalicion, si Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lidhur me çështjen e shtetësisë, de bllokimin dhe zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes së qytetarëve të cilët nuk kanë shtetësi këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Ziadin Sela, ASH-AAA.