Sela: Jemi të gatshëm të marrim pë rgjegjësi dhe të qeverisim ndryshe

39

Aleanca për Shqiptarët ka filluar të realizojë takime me qytetarë, aktivitete që i paraprijnë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme të caktuara për më 12 Prill të vitit 2020.
Gjatë ditës së sotme, krerët e Aleancës kanë realizuar takime në fshatrat e Komunës së Likovës, si Nikushtaku, Hotla, Vishtica dhe Ropalca, përcjell in7.tv .

#

Në takimet e sotme, Sela ka folur për aktualitetin politik, duke ftuar banorët e këtyre anëve për ta përkrahur subjektin që ai drejton, pasi sipas tij, ata janë garanca që mund ta sjellë ndryshimin në vend.

“Opozita e vërtetë nuk është Aleanca, por çdo qytetar që nuk është pjesë e pushtetit. Ne kemi për synim që të bëjmë fitues çdo shqiptar. Nuk e kërkojmë pushtetin sepse flasim bukur, por sepse duam të udhëheqim me përgjegjësi dhe të japim llogari për veprat tona. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Jemi të gatshëm dhe po bëjmë përpjekje që fitoren ta garantojmë bashkë edhe me subjekte tjera. BDI-në do ta dërgojmë në opozitë pas 12 Prillit”, tha mes tjerash Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell in7.

Përveç Selës në këto takim kanë diskutuar dhe debatuar me banorët edhe Kryetari i sapozgjedhur i Forumit Rinor, Omer Ajdini, i cili vjen nga fshati Nikushtak. Ajdini ka bërë thirrje tek të gjithë të rinjtë, që ti bashkohen Aleancës për Shqiptarët dhe bashkë me të rinjtë e të rejat e FRASH-it, ta sjellin ndryshimin, sipas tij të domosdosshëm dhe për ta ndaluar zbrazjen e shtëpive dhe shkollave./in7.tv/