Sela: Nuk e ndalni dot popullin nga nevoja për ndryshim me sjellje delikuentesh!

Advertisment

Pas largimit të materialeve propaganduese të koalicioni ASH-AAA që ndodhen mbrëmë vonë në Tetovë, ka reaguar edhe Ziadin Sela.

Sela në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale është shprehur:

Reklame

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është thellë i ngulitur në ndërgjegjen e shqiptarëve!

Nuk e ndalni dot popullin nga nevoja për ndryshim me sjellje delikuentesh. Vijmë në paqe dhe fitimtar. Numërimi veç më ka filluar.

Do ju sjellim lirinë edhe juve që ju detyrojnë të bëni veprime të këtilla, sepse TASH ËSHTË KOHA!”,