Sela: Pas idesë së Ahmetit për kryeministër fshihen qëllime elektorale

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se pas idesë së BDI-së për një kryeministër shqiptarë, fshihen qëllime elektorale. Sela thotë se politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që u ofrojnë votuesve.

Sipas tij, nëse në postin e kryeministrit do të vijë ndonjë kryetarë, atëherë duhet të jetë një nga kryetarët e partive. I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë që ai vet të jetë kryeministër, Sela thotë se një ide e tillë për të përfaqësuar votuesit nuk përjashtohet, megjithatë shton se kushdo që të jetë.