Sela porosi Kovaçevskit: Nuk ke legjitimitet për të qeverisur!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Interaktiv” në KTV ka thënë se qeveria e re në Maqedoninë e Veriut nuk ka legjitimitet .

Sipas tij, kryeministri Dimitër Kovaçevski nuk ka garuar dhe nuk është zgjedhur nga qytetarët.

Reklame

Sela ka thënë se ai e ka të kontestuar legjitimitetin dhe nuk ka obligim para qytetarëve sepse nuk ka premtuar gjë.

“Akteri që e ka legjitimitetin e kontestueshëm është Bashkimi Demokratik për Integrim. Në zgjedhjet e 2020 erdhi me premtimin për kryeministër shqiptar. Ky kryeministër nuk u bë as atëherë e as mbrëmë dhe kështu e dogji legjitimitetin politik”, ka thënë ai.

 

Sipas tij të godasësh mbi opozitën është si të godasësh qytetarët. Ai ka thënë se premtimi për zgjidhje të ngërçit me Bullgarinë është vetëm një gënjeshtër. Sela ka deklaruar se janë heshtur zërat për ndonjë zgjidhje të mundshme.
“Janë shqetësuese për ne shpresa e rrejshme që jep kjo qeveri”, ka thënë ai.