Sela: Qeveria ka nisur keq, nuk shoh asgjë pozitive

Advertisment

I ftuar Klan Debat, lideri I ASH-së, është prononcuar rreth shumë zhvillimeve të aktualitetit politik, duke mos lënë anash edhe aspektet e pasojave nga covid-kriza. …Qeveria e re e ka nisur keq, duke mos shënuar asgjë positive, ka vlerësuar kreu I Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Kreu I ASH-së nuk ka kursyer kritika në adresë të qeverisë edhe sa I takon menaxhimit të situatës me COVID-19, duke thënë se mbi 40 mijë qytetarë janë larguar nga vendi I punës.

“ Në qoftë se e vlerësojmë këtë Qeveri të vjetër të re për nga numri i vdekshmërisë, në aspektin e shëndetësisë tani, ne jemi vendi lider për million banorë me numër më të madh të vdekshmërisë. 378 të vdekur për një million banorë ka Maqedonia, pas asaj vjen Kosova me 264, Bosnja & Hercegovina-249, pastaj vijnë vendet tjera si Greqia, Serbia, Shqipëria që kanë 120 e poshtë” deklaroi kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Reklame

Kreu I ASH-së, shprehet I prerë. “Po” bashkëpunimit me opozitën maqedonase, por vetëm nëse kjo bëhet në të mirë të qytetarëve dhe nëse programi “Shtet për të gjithë” është I pranueshëm për ta.

“ Besoj që krijohet hapsirë për një bashkëpunim opozitar të mirfilltë ndërmjet opozitës shqiptare dhe asaj maqedone, sepse kjo është në fund të fundit vullnet qytetarësh dhe kërkush nuk ka të drejtë të shkoj kundër këtij vullneti të shprehur me votë. Do të bashkohemi në gjithcka që është e drejtë, që synon nga Maqedonia të bëjë një shtet më të drejtë e më të barabartë. Do bashkohemi në llogaridhënien që duhet të jap Qeveria, por natyrisht që do të ketë vija të kuqe nëse do ketë tendencë sado të vogël për tu prekur në atë që shqiptarët duhet të arrijnë këtu në RMV për ta realizuar veten”,tha Sela

Ziadin Sela ka adresuar kritika edhe për mënyrën e organizimit të fillimit të vitit të ri shkollor. Ai shfaqi dyshime për rritjen e menjëhershme të numrit të të infektuarve, kur kishte paralajmërime për protesta të nxënësve kundër mësimit nga distanca./KlanMacedonia