Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në emisionin Clcik Plus ka deklaruar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka filluar të përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit.
Sela ka deklaruar se kjo qeveri nuk është duke e menaxhuar mirë situatën. Ai ka thënë se qeveria nuk ka prevenuar dhe nuk ka marrë masat e duhura për parandalimin e të njëjtës.