Sela: Raundi i dytë i zgjedhjeve dhe shumica re parlamentare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, nuk ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, duke thënë se vlerësimin për zgjedhjet do ta bëjë partia pas raundit të dytë, që zhvillohet më 31 tetor, shkruan gazeta LAJM.

“Jemi në zgjedhje akoma edhe ca ditë na ndajnë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe paralelisht me këtë edhe mundësia e krijimit të një shumicë të re parlamentare që jemi në rrugë të mbarë për ta bërë të njëjtën”, tha Sela.

Reklame

LAJM: Si e vlerësoni rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit?

Sela: S’kanë përfunduar zgjedhjet akoma. Do të duhet të kryhet raundi i dytë. Në raundin e dytë do të keni vlerësimin komplet të partisë.

Këto komente Sela i ka bërë para mbledhjes së Kryesisë Qendërore të ASH-së.