Sela: Refuzimi i debatit, mungesë respekti ndaj votuesve (VIDEO)

Advertisment

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët po qëndron në Republikën Nordrhein-Westfahlen të Gjermanisë ku ka shpalosur programin parazgjedhor të koalicionit ASH-Alternativa.

Ai u shpreh që partia tij dhe koalicioni i përpashkët kan mekanizma për parandalimin e valës së shpërnguljeve që kanë kapluar Maqedonië e Veriut kohëve të fundit. Synimi kryesor i platformës sonë është investimi kapital dhe thithjes së investimeve të huaja që edhe mërgimtarët të ndjehen sa më të sigirtë në invesimet e tyre në vendlindje.

Reklame

Kjo është pika kryesore që do të ndihmoj në hapjen e vendeve të reja të punës.

Poashtu në takimin që pati Mërgimtarët në Mönchengladbach të Gjermanisë kryetari i ASH-se z.Ziadin Sela foli edhe për ofertën e fundit për një duel televiziv mes tij dhe kryetarit të BDl-së z.Ali Ahmeti.

Ndër tjerash theksoi që mospranimi i një dueli të tillë nga ana e Ali Ahmetit është një përbuzje e votuesve të tij dhe konkretisht të gjithë shqiptarëve në përgjithësi.

“Nëse Ali Ahmeti nuk pranon të jetë pjesë e debatit televziv atëher nga këtu po ja lehtësojë punën, le ti fton të gjithë ministrat e tij që të dalin bë duel me mua, unë do ju ri ballë i vetëm në cilin do televizion që të dojë” – tha mes tjerash kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Dje nëpër rrjetet sociale nga disa qytetarë është kërkuar që të ketë duel televizim në mes të kreut të ASH-së, Ziadin Sela dhe kreut të BDl-së, Ali Ahmeti.