Sela: Të hiqet “20 perqindshi” nga Kushtetuta (VIDEO)

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, qëndron pas kushteve të parashtruara për formimin e një Qeverie të zgjeruar.

Sipas Selës, vendi, megjithatë, nuk është akoma në stadin e krijimit të një sistemi si ai i Gjermanisë, të cilën kryeministri Zaev e mori shembull. Sela kishte kërkuar heqjen e 20%shit si kategori kushtetuese, një mision ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe zhbllokimin e ligjit për shtetësi.