SELAMI: JA NË CILAT KOMPANI DO ARRIJË NDIHMA PËR RROGA PËR TRE MUAJT E FUNDIT TË 2020

Advertisment

Zv/drejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP), Abdulselam Selami ka njoftuar lidhur me masat qeveritare për mbështetjen e kompanive si pasojë e pandemisë së Kovid-19.
Ai ka zbuluar detajet për mbështetje financiare për pagesë të rrogave dhe zbatimin e masave të pakos së katërt të masave të anti krizës.
Në vijim keni detajet për masën katër:
✅MBËSHTETJE FINANCIARE PËR PUNËDHËNËSIT TË PREKUR NGA KRIZA EKONOMIKE-SHËNDETËSORE TË NDIKUAR NGA VIRUSI COVID 19, PËR SHKAK TË PAGESËS SË RRIGAVE PËR MUAJT TETOR, NËNTOR DHE DHJETOR TË VITIT 2020.
✅KOMUNIKIM I QRMV -DAP PËR PAGESË TË MBËSHTETJES FINANCIARE
▶️DAP e njofton Qeverinë e RMV për punëdhënësit të cilët i kanë plotësuar kushtet për mbështetje financiare për pagesën e rrogave.
▶️Mbështetja financiare realizohet deri më datë 15 të muajit për muajin paraprak nëpërmjet Programës Qeveritare për mbështetje financiare për punëdhënësit të sektorit privat të prekur nga kriza ekonomike-shëndetësore të ndikuar nga virusi COVID-19 në llogari të punëdhënësit -kërkues i mbështetjes financiare në pajtim me njoftim nga Drejtoria e të hyrave publike.
✅Kushtet e nevojshme për shfrytëzimin e mbështetjes financiare
▶️Punëdhënësi nuk paguan neto rrogë më të lartë se 120.000 denarë për muajin për të cilin kërkohet mbështetje financiare për më shumë se 10% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.
▶️Punëdhënësi në llogarinë vjetore dhe raportet financiare për vitin 2017, 2018 dhe 2019 ka realizuar fitime kumulative të akumulara para taksimit më të ulta se 600.000 denarë respektivisht në llogarinë vjetore dhe raportet financiare për vitin 2017, 2018 dhe 2019 ka realizuar fitime kumulative të akumuluara para taksimit më të lartë se 600.000 denarë dhe ka më shumë se 2.000 punëtorë në muajin në të cilin shfrytëzon mbështetje financiare (ky kusht ishte edhe në fletën e formularit të kërkesës).
✅MËNYRA E APLIKIMIT PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR PAGESË TË RROGAVE
▶️Punëdhënësi-kërkues i mbështetjes financiare dorëzon Kërkesë deri te DAP për mbështetje financiare për pagesë të rrogave të punëtorëve.
▶️Kërkesa bëhet nëpërmjet sistemit e-tatime të Drejtorisë së të hyrave publike deri më datë 10 të musjit pyr muajin paraprak, ndërsa kompletimi i Kërkesës e vërteton DAP, me afat prej 3 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës.
▶️Në kërkesë, punëdhënësi -kërkuesi i mbështetjes financiare jep Deklaratë për plotësimin e kushteve.
▶️Punëdhënësi me Kërkesën e kompletuar për punëtorët për të cilët kërkon mbështetje financiare, në fushën 3.4b nga përllogaritja mujore për pagesë të integruar (formular MPIN) shënon shifrën 5001, ndërsa punëdhënësi i cili mundet në të njëjtën kohë shënon shifrën përkatëse për lirim dhe të njëjtën e kombinon me shifrën 5001.
▶️Pas përpunimit të MPIN formularit, Drejtoria e të hyrave publike do ta informojë punëdhënësin-kërkuesin e mbështetjes financiare për shumën
✅MBËSHTETJE FINANCIARE TË PERSONAVE FIZIK TË CILËT KRYEJNË VEPRIMTARI VETANAKE TË PREKUR NGA KRIZA EKONOMIKE-SHËNDETËSORE NGA VIRUSI COVID 19, PËR MUAJT TETOR, NËNTOR DHE DHJETOR TË VITIT 2020
✅Kthimi i mjeteve financiare të shfrytëzuara nga mbështetja financiare e Buxhetit të RMV
▶️Personi fizik i cili kryen veprimtari vetanake dhe tatohet me të ardhura reale, i cili ka shfrytëzuar të drejtën e mbështetjes financiare ka për obligim që mjetet e marra ti kthen në Buxhetin e RMV por më së shumti 50% nga shuma e rezultatit të treguar për vitin 2020, para tatimit nga Bilansi i të ardhurave dhe të dalurave (formular B) i rritur nga të ardhurat e papranueshme për qëllime tatimore nga Bilansi vjetor i tatimit për përcaktim të tatimit mbi të ardhurat nga kryerja e veprimtarisë vetanake, për të cilën dorëzon Kërkesë deri te DAP për përllogarritje të kthimit të mbështetjes financiare mē së voni deri në afatin e dorëzimit të Bilancit vjetor të tatimit për vitin 2020.
▶️Kthimi i shumës do të realizohet në 3 këste mujore, pa kamatë në muaht tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2021.
▶️Personi fizik i cili kryen veprimtari vetanake dhe i cili ka shfrytëzuar mbështetjen financiare për pagesë të mjeteve financiare, nē pajtim me ligjin është i obliguar ti kthejë të gjitha mjetet e marra, bashkë me kamatën e përcaktuar në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore, nëse pas realizimit të kontrollit nga ana e DAP apo Inspektoratit shtetëror të punës konstatohet se personi fizik i cili kryen veprimtari vetanake nuk i plotëson kushtet të parapara me ligj.
✅KUSH NUK MUNDET të shfrytëzon të drejtën e mbështetjes financiare
▶️Person fizik me veprimtari vetanake i cili tatohet mbi të ardhurat reale dhe i cili në vitin 2019 në nivel vjetor Ka realizuar neto të ardhura para tatimit në shumë më të madhe se 478.800 denarë.
▶️Person fizik i cili kryen veprimtari vetanake dhe i cili tatohet sipas shumës së përgjithshme e të ardhurave neto dhe i cili në vitin 2019 KA të përcaktuar shumën e përgjithsme e të ardhurave neto më të lartë se 478.800 denarë.
✅Kushte të nevojshme për shfrytëzimin e mbështetjes financiare
▶️Përqindja mujore e të ardhurave të përgjithshme nga puna e rregullt të realizuar në periudhën nga muaji prill të vitit 2020 dhe përmbyllje të muajit shtator 2020, tetor 2020 ose nëntor 2020, të zvogēluara për të ardhura të ndara një herë të cilat nuk rjedhin nga puna e rregullt të punëdhënësit -kërkues tē mbështetjes financiare të jenë të zvogëluara më së paku për 30% në raport me përqindjen mujore të të ardhurave tē përgjithshme të realizuara në periudhën nga muaji prill 2019 të përmbyllur me muajin shtator 2019, tetor 2019 apo nëntor 2019, të ulta për të ardhura të ndara një herë të cilat nuk rjedhin nga puna e rregullt. Për obliguesit të regjistruar pas shtatorit 2019, zvogëlimi e të ardhurave të përgjithshme të zvogëluar ndaras për muajin shtator 2020, tetor 2020 apo nëntor 2020 të jetë në total 30% në raport me përqindjen mujore të të ardhurave totale për të ardhura të ndara një herë të cilat nuk rrjedhin nga puna e rregullt e punëdhënēsit -Kërkues i mbështetjes financiare të realizuara nga dita e regjistrimit në regjistrin përkatēs deri në muajin paraprak të muajit për tē cilin kërkohet mbështetja financiare.
▶️Numri i të punësuarve në muajin për tē cilin kërkohet mbështetja financiare nga ky ligj të jetë i njëjtë apo më i madh me numrin e të punësuarve të përmbyllur me muajin gusht 2020 me përjashtim të punëtorëve të çlajmëruar në pajtim me kushtet nga neni 8 paragrafi 3 dhe 4 nga ky ligj, dhe
▶️Punēdhënësi -Kërkues të mbështetjes financiare të mos paguajë dividendë të pronarëve, si dhe të mos ketë të realizuar pagesë në bazë të shpërblimit për veprimtari të suksesshme me shifrën 102 në MPIN formularin, apo lloj tjetër të shpërblimit vjetor të punëtorëve dhe organeve drejtuese dhe mbikqyrëse të punëdhënësìt -Kërkues të mbështetjes financiare, deri në ditën e pagesës së rrogës për muajin dhjetor 2020