Drejtori i SHA “Ekonomia e Ujrave të RMV-së” Ilmi Selami, në profilin e tij në facebook ka një porosi për dostat e tij .

Ja postimi i tij i plotë:

Keni kërkuar jo një herë shërbime nga unë. E unë ku kam mundur vetë e ku skam mundur jam angazhuar e kam thirrë/intervenuar të tjerë deri sa ua kam kryer shërbimet që ju keni patur nevojë. Edhe atëherë edhe tani e di se ju nuk keni qenë simpatizantë të partisë sime por ju kam ndihmuar thjeshtë nisur nga aspekti njerzor. Sepse gjithmone ashtu na kanë bë thirrje edhe në Parti se duhet ndihmuar qytetarët e sidomos shqiptarët pa marë parasyshë se cilës vijë politike i takojnë.

Aspak s’jam mërzitur a keni qenë falënderues apo jo. Kënaqësia ka qenë e imja që u jam gjetur në ndihmë aty ku kam mundur dhe aq sa kam mundur. Ajo që shoh këto ditë në rrjete sociale e që më shtyn të reagoj e t’ju bëj të fala disave, janë gënjeshtrat që i shkruani e i thoni duke thënë se nuk ju kryhet puna nëse nuk je me BDI, se BDI hakmeret e kështu me rradhë. Kjo veçmë është gënjeshtër e kulluar dhe bukëshkelësi!!! Ju me këtë vetëm tregoni ligësinë tuaj sepse gënjeshtra nuk ze vend askund dhe i kthehet atij që e ka shprehur apo vepruar atë.

Vetëm për t’iu përjargë ndonjë liderucit tuaj e bëni këtë jonjerzillëk???? Pirolla ju qoftë!!! Ju shërbeftë për nder! Unë, ne, do të vazhdojmë edhe më tej t’ju shërbejmë sa herë që keni nevojë e ju vazhdoni të jeni jo të njerëzishëm! A e dini pse?! Sepse aty është dallimi mes jush dhe nesh!!! Ju mirëpres deri në telefonatën e ardhshme pas 15 Korrikut!-thotë Selami.