Selmani rikthehet nga Danimarka, nuk e përjashton mundësinë e transferimit në Kosovë

56

Jasir Selmani është një emër jo pak i njohur për futbollin shqiptar. Mesfushori nga Tetova ka mbyllur tashmë edhe zyrtarisht aventurën te skuadra daneze Herlev IF, shkruan Gazetasheshi.com.

I kontaktuar nga “Gazeta Sheshi” Selmani rrëfen për aventurën në futbollin danez, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë e rikthimin në futbollin kosovar.

“Është një përvojë e re sikurse në çdo kampionat të ri. Fillimisht isha te skuadra e Follo FK më pas edhe te Herlev IF. Tashmë e kam mbyllur edhe zyrtarisht aventurën te skuadra e Herlev IF dhe jam lojtarë i lirë. Për momentin jam duke pushuar në Tetovë dhe në pritje të skuadrave që duan ti kenë shërbimet e mija. Një aventurë tjetër në Kosovë pse jo, kam kaluar mirë te Ferizaj me kënaqi do rikthehesha edhe njëherë në futbollin kosovar”, deklaroi Selmani.

Ai ishte pjesë e Ferizajt për gjashtë muaj në vitin 2017, derisa më pas u largua drejt Danimarkës.

Mesfushori nga Tetova ka një karrierë të pasur futbollistike derisa ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave të Shkëndisë, Renovës dhe Vllaznisë së Shkodrës.

Selmani ishte edhe reprezentues i rregullt i moshave të Maqedonisë nga kombëtarja U-15, U-17, U-19 dhe U-21.