Semestri 4

Shkruan Enisa Amiti

Studimet do të vazhdonin ndryshe si për mua ashtu edhe për shumë kolegë tjerë. Asnjëri nga ne nuk do besonte se një ditë në kohën e globalizimit dhe kohën posmoderne ku teknologjia ka arritur kulmin për 24 orë do izoloheshim në shtëpitë tona.

Rri dhe bëj krahasimin se ai ngjanë kjo periudhë kohës ku prindërit e mi më rëfenin për situata të ngjajshme frikë, paniku, izolimi ,orë policore, babai nga sistemi ish Jugosllavis ndërsa nëna nga sistemi komunist në Shqipëri.

Si asnjëherë më parë kam dëgjuar një numër të pafund të teorive konspirative se ky virus doli nga një laborator Kinez , Amerikan ,Rus, dikush thekson se është Lufta e Tretë Botërore e dikush ndoshta se i duheshte eko sistemit një gjë e tillë e cila do të ndikonte pozitivisht në ngrohjen globale dhe më interesante është teoria se kjo epidemi nuk egziston fare e cila besohet dhe mbështetet nga shumë intelektual.

Shtetet e mëdha arsyetohen se na gjeti të pa përgaditur dhe me plotë të drejtë duhet kuptuar sepse kan investuar në armatim dhe në mjete tjera të sofistikuara por fatkeqësisht të pa nevojshme për momentin.

Frika më e madhe paraqitet tek ekonomia ku vazhdimisht theksohet se do përjetoj krizë nga stagnimi i aktiviteteve financiare, ku çdo ndëmarje apo biznes i ka sytë nga shteti se si të përfitojnë nga paketat ekonomike shtetrore.

Nga kjo pandemi nuk u kursye edhe Ballkani sikur mos të mjaftonin problemet shumë vjeçare si konfliktet ndëretnike, identiteti, nacionalizmi, korupcioni, rrugët integruse por ajo e cila shihet si pozitive eshte numri relativisht i ulët në krahasim me vendet tjera kjo si pasoj e numrit të vogël të popullsive, po pse jo edhe masat shtetërore të marura për izolim dhe kufizime me orarët për lëvizje.

Të gjetur pa një strategji Ballkanike për këtë situatë nuk na ngel rrugë tjetër për tu ndjekur përveç vendimeve dhe masave që merren nga BE-ja në aspektin politik, ekonomik dhe atë arsimor.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut kjo pandemi nuk do të mbahet mend vetëm për viktima dhe të infektuarve por edhe për momentin hisorik të shumë pritur ngritjen e flamurit në Bruksel si vendi më i ri në Nato.

Tjetër shembull inkurajues nga vendet Ballkanike është Shqipëria e cila dërgoj një numër mjekësh dhe infermierësh në Itali për ndihmë ndaj luftës me pandemin si shenjë solidariteti dhe afrimiteti.

Dhe pse distanca fizike mungon ajo është zavendësuar me komunikimin online ku na mundëson mos ndërprerje të punës dhe aktiviteteve,ndoshta duhet të binte pandemija që të njihnim një numër të madh të kuadrove tona nëpër botë si në Amerik,Kinë,Australi,Evropë shumë të suksesshëm dhe profesional në sfera të ndryshme si mjek,profesor universitar, shkenctar, epidemiolog,psikolog me shpresën dhe dëshirën se si një ditë të kthehën.

Lindin shumë pytje :
Kur do mbaroj,si do ja dalim,sa biznese do mbyllen, sa njerëz do konsultohen me psikolog si shumë ngjarje të kohës edhe kjo periudhë shpejtë do të jetë pjesë e hisorisë së njerzimit me shum shkrime, botime, analiza,statistika të viktimave dhe meritat e pa fund për njeriun që do mundësoj mrekullin për globin.