Senati spanjoll përmes video konferencës do të votojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Advertisment

Votimi nga largësia e anëtarëve të Senatit spanjoll, megjithëse konsiderohet si mundësi, do të jetë hera e parë në histori për ratifikimin e Protokollit të Pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Seanca e Senatit spanjoll do mbahet më 17 Mars, me rendin e ditës ratifikimin e Protokollit të Pranimit në NATO. Anëtarët që janë në gjendje të mirë do të jenë të pranishëm në seacë dhe ata që nuk munden për shkak të koronavirusit do të marrin pjesë dhe votojnë me video konferencë.

Reklame

Kjo u njoftua kohët e fundit nga kryetarja e Senatit, Maria Pilar Lop Cuenca. Mundësia e komentimit në distancë është pjesë e legjislacionit që rregullon punën e Senatit spanjoll.

Kapërcimi i pengesës së fundit për zyrtarizimin e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO u ndal pasi Senati spanjoll vendosi në fillim të kësaj jave të pezullojë të gjitha aktivitetet për shtatë ditët e ardhshme. Pasi Protokolli i Maqedonisë Veriore për anëtarësimin në NATO të miratohet në Senat, dokumenti do të duhet të nënshkruhet nga mbreti spanjoll dhe më pas të depozitohet në Departamentin e Shtetit në Uashington. Me dorëzimin e instrumentit të ratifikimit nga Maqedonia Veriore, gjithashtu në Departamentin e Shtetit, procedura do të përfundojë zyrtarisht, duke e bërë Maqedoninë Veriore anëtaren e 30-të të Aleancës.(koha.mk)