Serbët nuk e ndalin fushatën kundër Dua Lipës, foton e ajvarit e quajnë ‘provokim të ri’

Advertisment

Nuk ndalon fushata e serbëve kundër këngëtares kosovare, Dua Lipa.

Mediet serbe sërish kanë shkruar një varg artikujsh dedikuar këngëtares Dua Lipa, shkruan lajmi.net.

Reklame

Në një artikull të mediumit “Novosti” thuhet se Dua provokoi sërish, kësaj radhe e akuzojnë për fotografinë e ajvarit.

“Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, e cila prej një jave ka provokuar me postimet e saj skandaloze në rrjete sociale, duke propaganduar urrejtje dhe “Shqipërinë e Madhe”, ishte mysafire në shfaqjen e amerikane të youtuber-it Sean Evans, “Hot Ones”, e cila flet për ushqimin pikant”, thuhet në artikull.

Kur moderatori e pyeti për një delikatesë shqiptare që të gjithë duhet ta provonin, ajo u përgjigj “Ajvari! është si një përzierje e specave të pjekur, ato futen në një kavanoz, është pikante, është e mrekullueshme dhe shkon me gjithçka! Me vezë, me byrek spinaqi, që është një specialitet tjetër shqiptar”.

Derisa ajo po fliste, prapa saj u shfaq një fotografi e një kavanozi me ajvar serb, mbi të cilën shkruhej “Leskovac ajvar”.

“Fotografia e diskutueshme është bërë në ambientet e Shoqatës “Leskovački ajvar”, e cila tashmë ka filluar procedurat pranë Zyrës së Pronësisë Intelektuale, për shkak të etiketës së tyre për të paraqitur markën serbe si një produkt kombëtar shqiptar”, thuhet në artikullin e Novostit.

“Do të kërkojmë drejtësi, ajvari serb nuk do të promovohet si shqiptar – thotë Stevica Markovic nga “Leskovac ajvar”. – Ne duhet të ndjekim rregullat. Ajvar është një emër i përgjithshëm, si raki, proshutë, sallam … Një parafjalë i shtohet këtij emri, kështu që ne mbrojtëm “Leskovac ajvar” dhe recetën sipas së cilës prodhohet. Problemi është se ata e përdorën foton tonë si mbulesë”.

Ajvari, thotë Stevica, është një trashëgimi në të gjithë Ballkanin, por ajvar Leskovac mbart peshën e vet dhe njihet. Ata e bëjnë atë në Maqedoni, Kosovë, bullgarët kanë një variant të ngjashëm të quajtur lutenica . /Lajmi.net/