Serbia do të furnizojë me miell Maqedoninë, BeH dhe Malin e Zi

Qeveria serbe miratoi zyrtarisht vendimin për eksport të miellit, derisa vendimi u konfirmua edhe në Gazetën Zyrtare.

Vendimi për të ndaluar përkohësisht eksportin e mallrave bazë të rëndësishëm për popullatën serbe, ku përfshihen edhe eksportet e miellit tashmë është ndryshuar dhe do të hyjë në fuqi që nga dita e nesërme.

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më herët kishte njoftuar se Serbia do të eksportoj miell, kryesisht në vendet e rajonit që kanë kërkesë të tillë, përkatësisht në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Malin e Zi.