Serbia i gëzohet lajmit: 12 foshnja të lindura në Graçanicë që prej 1 janarit

Advertisment

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra e Kosovës për Serbi”, ka njoftuar për lindjen e 12 foshnjave që prej fillimit të vitit 2021.

Petkoviq, me anë të një postimi në ‘Instagram’, iu është gëzuar një lajmi të këtillë, teksa ka thënë se Serbia do të punojë për krijimin e brezave të rinj, përcjell Gazeta Express.

Reklame

“Unë i përgëzoj nënat dhe baballarët krenarë, dhe Zyra për Kosovë do të vazhdojë të ndërtojë të ardhmen për më të rinjtë tanë”, deklaroi ai.

I njëjti, ditë më parë, thoshte se Serbia po investon në zonat e banuara me serb në Kosovë.

“Ne do të kemi spitale të rregullta për diagnostifikim, kujdes gjysëmintensiv dhe intensiv dhe gjithçka që është e nevojshme. Zonat e banuara me serbë kurrë nuk janë ndërtuar aq sa po ndërtohen tani, ne me të vërtetë po investojmë miliona euro dhe do të investojmë në të ardhmen, sepse është e rëndësishme për ne që të ndërtojmë të ardhmen dhe që njerëzit që jetojnë në Kosovë, veçanërisht të rinjtë, dinë të kenë besim në të ardhmen dhe të qëndrojnë në vatrat e tyre shekullore”, deklatonte Petkoviq në TV Most.