Serbia pritet të heq PCR testin?

Autoritet serbe pritet të vendosin heqjen e testit PCR për COVID-19.

Kjo masë ishte vendosur nga 20 dhjetori 2020 e deri më 10 janar, për shkak të festave të ndërrimit të moteve, përcjell INA.

Reklame

Këshilli emergjent pritet që gjatë dy ditëve të sjell vendim se a do të hiqet kushti i posedimit të testit PCR për të hyrë dhe dal në Serbi.

Qeveria e Serbisë theksoi se masat e vendosura kanë ndikuar në uljen e infektimeve me COVID-19.

Nëse do të hiqet testi më 10 janar, atëherë nga dita e hënë mund të udhëtohet drejt Serbisë.

Këtë masë po e presin edhe shtetasit e vendeve fqinje.(INA)