Serbia të martën në Vranje, do të vaksinoj 100 punonjës të mediave nga Maqedonia e Veriut

Kabineti I Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se 100 gazetarë nga RMV-ja, me ftesë të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, do të vaksinohen kundër COVID-19 – njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.

Edhe Kryetari I Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, Vladimir Radimiroviq ka deklaruar se “SHGS-ja me kërkesë të Asociacionit maqedonas të gazetarave, ka kërkuar edhe I është miratuar nga Kabineti I Vuçiqit, që në qytetin Vranje të Martën të vaksinohen 100 punonjës të mediave nga RMV-ja, si dhe të njëjtit do të rivaksinohen.

Mbrëme agjencia serbe e lajmeve BETA dhe mediat serbe, duke u thirrur në mediat e RMV-së, njoftuan se të Martën në Vranje, 100 punonjës të mediave nga RMV-ja pa pagesë do të vaksinohe me AstraZeneka.

Në Serbi, mund të vaksinohen vetëm persona që kanë shtetësi serbe ose qëndrim të rregulluar në këtë vend, si dhe ata me shtetësi të dyfishtë.

Të dhënat më të fundit të Qeverisë së Serbisë, njoftojnë se deri më tani janë vaksinuar 2.163.593 qytetarë, kurse dozën e dytë e kanë marrë 858.461 persona