Serbia vendos hapjen e kufijve me vendet e rajonit

Advertisment

Serbia do të hapë kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga 1 qershori qytetarët e këtyre vendeve do të mund të udhëtojnë në Serbi. Sipas ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç për vendet e Bashkimit Evropian kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të mbeten në fuqi të paktën deri më 15 qershor.

Reklame

Sa i përket, hyrjes së shtetasve serbë në vendet e tjera, Daçiç tha se kjo do të varet nga rregullat që do të vendosin shtetet tjera.