Serbia vendos tela me gjemba për t’i ndarë edhe më shume rajonet shqiptare

Advertisment

Mjerim! Turp! Kështu e ka quajtur profesori universitar Milazim Krasniqi sjelljen shtetit të Kosovës, derisa Serbia po ndërton mur me tela e gjemba në fshatin Miratoc, në Luginë të Preshevës.

“Qeveria e Serbisë po ndërton një mur me tela me gjemba në Miratoc, nëpërmes tokave të shqiptarëve. Ende nuk pashë asnjë reagim të qeverisë së Kosovës e as të opozitës. Aq më pak të Tiranës. (Serbisht heshtjes së tillë i thonë: “muk.”) Myk.

Reklame

Tash veç merreni me mend po të kishte ndërtuar qeveria e Kosovës një mur nëpër tokat e serbëve në Kosovë, se çfarë do të ishin reagimet e Beogradit zyrtar, opozitës serbe dhe të medieve serbe. O nuk jemi kerkah, oj shype! Mjerim! Edhe turp!”, ka shkruar Krasniqi.

Nga ana tjetër, i pari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pati deklaruar se së shpejti do të hapet pika kufitare Miratoc- Llojan, që lidhë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, respektivisht dy rajone të banuara krejtësisht me shqiptarë. Muri, jo vetëm ngadalëson këtë proces, por edhe betonon hapjen e pikës kufitare.