Sërish kërkesë e re për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria

Advertisment

Ne do të vëmë në dukje të gjitha rrethanat e reja në mënyrë që të përpiqemi të sjellim ata që u përpoqën të shpëtonin ose shpëtuan nga drejtësia”, tha Mariçiç, duke iu përgjigjur gazetarëve në brifingun e së martës.

Lidhur me ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ai theksoi se ishte një vendim i qeverisë hungareze për mos ekstradimin e tij.

Reklame

“Ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje të re në tre javët e fundit. Unë mendoj se në dy raste të mëparshme ne kemi kërkuar ekstradim, tani do të kërkojmë përsëri sipas rrethanave dhe akuzave të reja. Përgjigjet janë gjithmonë të njëjta, mendoj se është vlerësimi i tyre politik dhe vendimi i qeverisë hungareze për të ndaluar të arratisur Gruevski”, tha Mariçiq./Koha