Sërish probleme në web faqen e KSHZsë

Advertisment

Pasi këtë mëngjes u rikthye, web faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sërish ka probleme dhe nuk funksionon.
Në web faqen e KSHZ-së janë të dhënat për daljen në zgjedhje, por jo edhe rezultatet.

Faqja e internetit të KSHZ-së u bllokua pas mbylljes së vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve (15 korrik), pasi siç tha kryetari i saj Oliver Derkoski, ka qenë cak i sulmeve nga hakerët.

Reklame

Rezultatet e para jozyrtare KSHZ i ka publikuar dje, ndërsa disa nga partitë kanë ngritur dyshime për rezultatin e zgjedhjeve, për shkak të vonesave të shpalljes së tyre.

Rreth mosfunksionimit të ueb-faqes, kryetari i këtij komisioni, Oliver Derkovski theksoi se bëhet fjalë për sulm kibernetik nga hakerët dhe se nuk ka pësuuar dëme vetëm se ka anuluar përllogaritjet e rezultateve të zgjedhjeve. Derkovski theksoi se kanë filluar të vijojnë afatet për ankesa nga partitë politike rreth parregullsive zgjedhore.