Sërish reagon BDlja, por menjëher përgjigjet Taravari

Advertisment

Funksionari i lartë i partisë së fraksionuar nga PDSHja e Menduh Thaçit, Arben Taravari, pasi e tha gënjeshtrën e madhe në media, e demantua nga Kosova dhe Shqipëria, dhe heshti i turpëruar për tre ditë me radhë, më në fund e pranoi që ka gënjyer duke dhënë sqarime shtesë për deklaratën e tij e cila gjithashtu ishte skandaloze, reaguan sot nga BDl.

“Taravari përsëri përmend faktorë të jashtëm që do ta ndihmojnë atë dhe fraksionin e tij, por me sa duket e ka fjalën për pronarët e veturës së “prishur” në Shkup të cilën e shtyu Taravari, e fotografoi vetën dhe më pastaj e postoi në Facebook si vepër të madhe humaniste.

Reklame

Përveç se përsëri implikon Kosovën dhe Shqipërinë, Taravari dhe partia e tij, fraksioni i PDSHsë së Menduh Thaçit, Lëvizja për Reforma në PDSH, këtë herë ofendoi rëndë LPKnë (Lëvizjen Popullore të Kosovës), UÇKnë duke i etiketuar ato si lëvizje marksist leniniste. Urrejtja patologjike dhe ofendimet ndaj BDI dhe UÇK nga eksponentë të kësaj partie që nga viti 2001 e gjer më sot nuk njohin kufij dhe janë për keqardhje.

Ish partneri jonë qeverisës, Lëvizja për reforma në PDSH fatkeqësisht nuk zgjedh metoda në politikë, kërkon faktorë të jashtëm, frigohet të përballet vet andaj kërkon viktima të rradhës në partitë tjera, shpif dhe mashtron, gënjen dhe përçan qytetarët, dhe të gjitha këto i bënë vetëm me një agjendë të vetme, mposhtjen e BDIsë dhe rrënimin e të gjitha të arriturave të shqiptarëve”, reagun nga BDI

Reagon Taravari:

“Ky vend vazhdon me paradokse e natyrisht nënëmadhja ose babgjyshja e këtyre pikave kulmore është BDlja. Duke qënë në grahmat e fundit të pushtetit, duke ndjerë më afër se kurrë kapitullimin dhe në mungesë të plotë të ndonjë lajmi kontruktiv, kërkon të prodhoj spektakle mediatike se mendon se është ende koha kur njerëzit i besonin…

Ndoshta nuk do i isha përgjigjur fare insistimit të kësaj partie për t’u përfshirë në debat me të, por duke qënë se në pyetje janë 2 shtete të fuqishme shqiptare si Kosova dhe Shqipëria jam i lumtur të deklaroj me plot përgjegjësi se faktorë politikë me shumë rëndësi nga dy republikat shqiptare mbështesin koalicionin opozitar sepse duan që të fitojë Opozita dhe nuk duan më të mbretërojë BDlja.

Në asnjë moment unë nuk kam përmendur Tirana zyrtare apo Prishtina zyrtare, ndaj BDI-ja kot shkoi dhe ju qau ambasadorëve… Gjithsesi ky është reagimi i fundit në lidhje me këtë gjë, kam punë më të rëndësishme për të bërë se sa të merrem me një grusht njerëzish që duhet të mbledhin mendjen dhe të kuptojnë se ju erdhi fundi, ka ardhur koha që BDlja të kuptojë se populli është më i rëndësishëm se ajo. P.s- meqë në mënyrë totalisht “politike” më kujtonin burrërinë, ju them se juve do ju duhet shumë, tepër shumë burrëri të pranoni Humbjen”, shkruan Taravari.