Sërisht t ërmet në Shqipëri, ka dridhur edhe Maqedoninë e Veriut

Advertisment

Një tërmet ka dridhur tokën në ora 13.38 sot në Kukës të Shqipërisë. Sipas qendrës Europiane-Mediterane Sizmologjike, tërmeti ishte 4.5 shkallë sipas Rihterit me thellësi 10 kilometra. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Gjithashtu, pak minuta më pak, një tjetër lëkundje është ndjerë në Dibër. Mësohet se epiqendra është regjistruar në Arre Malle, me një magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.

Reklame

Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Nuk janë njoftuar dëme materiale apo lëndime të njerëzve. Mëngjesin e sotëm kishte një tërmet në Greqi. Dridhjet e tokës në këto muajt e fundit kanë qenë të shpeshta në këto zona. Ai i 26 nëntorit në Shqipëri, ishte më fatali pasiqë la të vdekur dhjetëra persona.