Shahpaska tregon se a do kthehen prindërit në punë

Advertisment

Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës, krijuam hapësirë prej dy javësh, deri më 23 shtator, për kthimin e të gjithë prindërve në vendet e tyre të punës, gjegjësisht me hapjen e kopshteve humbet kuptimi pse prindërit do të qëndronin në shtëpi kur kopshtet i hapëm, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

Ajo në emisionin e sontëm në “Top tema” përkujtoi se fillimi i kopshteve ka filluar më 9 shtator dhe se prindërit kanë pasur dy javë që të përgatiten ose fëmijët e tyre t’i përgatisin që të nisen në proces të rregullt të punës.

Reklame

“Vendimi qeveritar në gjendjen e jashtëzakonshme për mbylljen e kopshteve solli deri në një situatë që nënat, prindërit ta vazhdojnë pushimin e lindjes që të kujdesen për fëmijët. Mbesim në qëndrimin se me hapjen e kopshteve ky vendim pushon së zbatuarit.