Shakohoxha: Ky futbollist nga Kosova ka luajtur me pasaportë false për Shqipërinë

Advertisment

Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha ka zbuluar një rast të jashtëzakonshëm që ka ndodhur dekada më parë në Kombëtaren e Shqipërisë.

Shakohoxha teksa ka komentuar ndeshjen e Yjeve të Shqipërisë dhe Yjeve të Italisë e zhvilluar në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, ka deklaruar se ish-portieri i Kombëtares, Arian Beqaj, në fillimet e tij si “kuqezi” ka luajtur me pasaportë false të Shqipërisë për Kombëtaren.

Reklame

“Arian Beqaj vjen nga Prizreni dhe në fillimet e tij me Shqipërinë, kishte pasaportë të ish-Jugosllavisë. Ai në fillim për Kombëtaren ka luajtur me pasaportë false”, ka thënë gjatë komentimit Dritan Shakohoxha.

Portieri Beqaj në Shqipëri kishte shkuar nga Kosova si student. Ai si fillim ka luajtur me Partizanin e Tiranës kurse më pas ka bërë karrierë edhe në Greqi e Qipro.