Shaqiri komenton qëndrimet e Grubit dhe Kasamit për kuadrit shqiptare në kompanitë private

Advertisment

Aktivisti qytetar dhe kolumnisti Eroll Shaqiri me disa pyetje dhe porosi ka dalur lidhur me propozimin e fundit që kompanitë e mirënjohura private në fushën e telefonisë celulare, energjetikës dhe gjigantet e tjera duhet të pranojnë kuadro shqiptare, me synim të rritjes së përfaqësimit dhe zbatimit të gjuhës shqipe, përcjell portali frontline.mk.

Ky propozim ishte pjesë e fushatës së zgjedhjeve nga BDI, por së fundi në formë tjetër një ide të tillë ka përkrahur edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Reklame

“Kasami, lideri i BESËS, favoritë të mij për prurjen e ndonjë vlere të re në skenën politike maqedonase, që tani lexoj se çka ka deklaruar: një pjesë e të diplomuarve shqiptarë nuk flasin gjuhën shqipe, andaj kompanitë private duhet të aplikojnë dygjuhësi.

Atëherë kush janë ata shqiptarë që nuk dijnë të flasin gjuhën maqedonase, që thjesht për informacion kjo është obligative në arsim? A janë ata me aftësi të kufizuara, dhe se kapaciteti i tyre intelektual a i lejon ata që të flasin më shumë se një gjuhë të huaj?

Vazhdimisht e përmendim Zvicrën si reference, ku gjuhë zyrtare janë gjuhët: gjermane, franceze, italiane dhe gjuha retro romale, dhe ne duam të bëhemi si Zvicra? Atje të gjithë i flasin të gjitha gjuhët, plus edhe gjuhën angleze. Në Liban të gjithë flasin arabisht, spanjisht, frengjisht dhe anglisht.

Nëse tek maqedonasit ka neveri ndaj gjuhës shqipe (supozoj), mesazhi juaj për shqiptarët është që mos të mësojnë maqedonisht?

Çfarë të bën më ndryshe se nga një nacionalist maqedonas? Në vend që të këshillosh shqiptarët që të mësojnë maqedonisht, në vend që të merresh me shkaqet se përse disa të “diplomuar shqiptarë” nuk dijnë maqedonisht, ti bën thirrje që kompanitë private ti përshtaten këtyre të “diplomuarve”. Tekstin e plotë mund ta lexoni në faqen frontline.mk.