Shaqiri për koronavirusin: Ky virus nuk ka trajtim, është i ri dhe kërkon shumë kohë

Erjona Shaqiri e cila është e angazhuar në Qendrën e Shëndetit Publik si mikrobiologe sonte në emisionin “ENTER” ka dhënë më shumë detaje rreth koronavirusit i cili tashmë ka përfshirë të gjitha shtetet në botë. Ajo tha se ky virus është i ri dhe kërkon më shumë studime.

“Ky virus nuk ka trajtim. Asnjë virus nuk ka ila­ç specifik. Por është virus i ri që popullata nuk është e imonizuar sepse gripi në fund të fundit çdo vit qarkullon edhe organizmi lartë e poshtë e njeh grupin, ndërsa ky virus është i ri, sistemi imunitar nuk është i njohur dhe kërkon më shumë studim ose kohën e vet. Virusi planifikon të mbijetojë, ku të mbijetojë më shumë”, deklaroi Shaqiri.