Shaqiri: Prioritet i Ministrisë së Arsimitështë ndërtimi i një sistemi arsimor kombëtar cilësor

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Jeton Shaqiri, sot ka zhvilluar një sërë takimesh me udhëheqësit e të gjithë sektorëve në Ministri, për t’u njohur me punën aktuale si dhe planifikimin dhe realizimin e përbashkët të aktiviteteve të mëtutjeshme.

Siç informoi MASH, Shaqiri theksoi se do ta udhëheqë Ministrinë si person i parë me ekip të përbashkët prej të cilit pret që secili punonjës, i udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, ekspertizës dhe motivimit, të japë një kontribut të plotë.

Reklame

“Me gjithë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, gjatë periudhës së ardhshme do të va-zhdojmë ta ndërtojmë sistemin arsimor kombëtar si shtyllë të shoqërisë. Ky është prioriteti ynë. “Vetëm përmes arsimit cilësor fillor, të mesëm dhe të lartë si dhe investimeve të mëtutjeshme në shkencë, mundemi të realizojmë qëllimin për krijimin e shoqërisë më të mirë për të gjithë”, theksoi ministri Shaqiri.