Shaqiri te Sevilla?

Sevilla vazhdon të mbetet skuadra më e interesuar për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin. The Reds kanë vendosur çmimin e largimit rreth 30 milionë euro, ku ky çmim në Angli është parë si jo real, pasi Shaqiri vlen më pak. Skuadra spanjolle Sevilla po mendon afrimin e kosovarit dhe tanimë ka nisur bisedimet me Liverpoolin.

“Football Insider” ka raportuar se drejtuesit e Sevillës kanë kërkuar nga The Reds që çmimi i Shaqirit të ulet rreth 22 milionë euro. Shaqiri ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, por largimi i tij nga Anfield do të ndodh pas dy viteve qëndrim. Përveç Sevillës, në garë për gjilanasin janë edhe skuadra tjera si Roma, CSKA Moska, Zenit St Petersburg, Galatasaray e West Ham United.