Sharon Stone thirrje amerikanëve ta ndèshkojnë Trumpin: Familjarët e mi po luftojnë për jetë, ska teste, po gënjeni

Advertisment

Sharon Stone u ka kërkuar amerikanëve që të mos votojnë për Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit. Duke e quajtur “vrasës” ylli i Hollywoodit ka kërkuar të votohet Joe Biden dhe Kamala Harris.

‘Me gratë në pushtet ne do të luftojmë për familjet tona. Do të luftojmë që njerëzit të jetojnë, do të luftojmë që njerëzit të testohen”, theksoi ajo.

Reklame

‘Sepse të vetmet vende që po kanë sukses kundër Covid janë ato që kanë gra lidere. Ju lutem votoni. Dhe ju lutem çfarëdo që të bëni, mos votoni për një vrasës”, theksoi ylli i ‘Total Recall”.

Stone u tha fansave se motra e saj Kelly është diagnostikuar me koronavirus.

“Motra ime Kelly, e cila ka lupus, tani ka edhe COVID-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju që nuk ka mbajtur maskë e bëri këtë”, shkroi ylli i Hollyëoodit, teksa bëri publike disa foto nga dhoma e spitalit të motrës së saj.

“Ajo nuk pati një sistem shëndetësor mbështetës. I vetmi vend ku shkoi ishte farmacia”, shkroi Stone.

“Ju lutemi ndizni qirinj për motrën time Kelly dhe burrin e saj, mikun tim të dashur Bruce”, tha aktorja në postimin e saj.

Sharon Stone's message about her sister, hospitalized with COVID-19

"When they say there are tests for everyone, they're lying." Sharon Stone shared a heartbreaking message about her sister, who is hospitalized with COVID-19.

Gepostet von Brut am Montag, 17. August 2020