SHBA akuza Kinës: Na sollët teste false, jeni përgjegjës për pandeminë

Advertisment

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar sërish Kinën, në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Peter Navarro, këshilltari për tregtinë në rezidencën presidenciale, ka akuzuar Pekinin zyrtar se ka dërguar teste për Covid-19 me kualitet shumë të ulët dhe në disa raste madje dhe false në Shtetet e Bashkuara.

Reklame

Sipas tij vendi komunist ka përfituar nga pandemia, dhe është përgjegjës edhe për përhapjen e virusit në pjesën tjetër të botës pasi e fshehën atë për gjashtë javë.

“Ka shumë prej këtyre testeve të antitrupave që vijnë nga Kina dhe që janë me cilësi të ulët, lexime të rreme dhe gjëra të tilla. Ata mund ta kishin ndaluar virusin në Wuhan, por nuk e bënë. Ata e mbollën këtë kudo në botë. Me qindra mijëra kinezë që udhëtuan me aeroplan në Milano, Nju Jork dhe vende të tjera “, u shpreh Navarro, i cili është caktuar nga presidenti Trump që të punojë me linjën e furnizimit të pajisjeve të nevojshme për krizën shëndetësore./Opinion.al