SHBA-ja në panik, gjendja me koronavirusin në Nju-Jork mund të bëhet më e keq se në Vuhan apo Lombardi

Advertisment

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e Nju-Jorkut do të pësojë një katastrofë më keq se Vuhanit në Kinë ose Lombardisë në Itali.

Kështu shkruan New York Times, duke shtar se Nju-Jorku “ka qenë më pak i suksesshëm në rrafshimin e kurbës në këtë pikë të epidemisë sesa në Vuhan ose rajonin e Lombardisë”.

Reklame

“Sigurisht, nuk ka asnjë garanci që trendi do të vazhdojë. Është e mundur që distanca sociale të ngadalësojë ose të ndalojë rritjen e rasteve”, tha gazeta.

Ndërkohë, Donald Trump autorizoi thirrjen e një milion rezervistëve për emergjencën e koronavirusit.

Presidenti amerikan ka nënshkruar një dekret që autorizon thirrjen e një milion rezervistëve të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe rojeve bregdetare për t’i bërë ballë koronavirusit.

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare janë të autorizuar, në bazë të dekretit, të thërrasin individë ose divizione në shërbim për jo më shumë se 24 muaj rresht.

“Do vendosim të hënën ose të martën për udhëzimet për një ngadalësim të mundshëm të distancës sociale. Ne do të përcaktojmë kur është e sigurt të kthehemi në shkollë”, thotë Donald Trump, duke theksuar se për Nju-Jorkun, epiqendrën e Shteteve të Bashkuara për koronavirusin, rregullat për distancimin shoqëror do të qëndrojnë në fuqi.

Për të përballuar urgjencën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka detyruar General Motors të prodhojë respiratorë.