SHBA, lufta për pushtet/ Sa shpenzuan kandidatet për reklama

Advertisment

Reklama është gjithmonë pjesë kryesore e fushatave elektorale në SHBA dhe ky vit nuk bën përjashtim.

Mësohet se kampi i kandidatit demokrat Joe Biden ka shpenzuar më shumë se 638 milion dollarë për reklama. Praktikisht, Biden ka dhënë për reklama televizive po aq para sa ç`është buxheti total i spoteve të Donald trumpit prej 472 milion $. Trump mund t`i ketë kushtuar 43 milion dollarë më shumë reklamave digjitale sesa rivali i tij.

Reklame

Megjithatë, ish zëvendëspresidenti amerikan e tejkaloi republikanin në reklamat në Facebook ku inkurajonte njerëzit të votojnë në javën e fundit të fushatës – edhe pse politikat e Facebook nënkuptojnë se asnjë prej këtyre reklamave nuk është e re.

Biden gjithashtu i përqendroj shpenzimet e tij në shtetet e kthyera në fushëbeteje kryesore, duke kapërcyer ndjeshëm shpenzimet e Trumpit për këtë qëllim në Pensilvani, Arizona dhe Michigan. Tani, duhet pritur rezultati i zgjedhjeve për të parë se çfarë impakti kanë pasur saktësisht këto reklama tek votuesit, dhe sa i kanë merituar vërtet paratë e hedhura për to.