ShBA, rekord viktimash nga Coronavirusi

Përparimi i pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi me numrin më të madh të rasteve të deklaruara zyrtarisht në botë, arriti në rekorde të reja dje në mbrëmje vonë, sipas përllogaritjeve të universitetit ”Johns Hopkins”.

SHBA patën në 24 orët e fundit, 453 vdekje të lidhura me COVID-19, një rekord i ri që sjell numrin e vdekjeve në vend në 1 891 që nga fillimi i pandemisë.

Kjo është më pak sesa në Itali (10 023), Spanjë (5 812), Kinë (3 299) apo edhe Francë (2 317).

Sidoqoftë, SHBA kanë pasur numrin më të madh të rasteve të deklaruara zyrtarisht në botë që nga e enjtja.

Universiteti ”Johns Hopkins” numëroi 115 547 dje ose 21 309 raste të reja brenda një dite (+ 23%), përsëri një rekord i ri.