SHBA, shqiptari nga Maqedonia pak pasi i shpëtoi koronavirusit, humb jetën në aksident

Advertisment

Një shqiptar ka humbur jetën në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai përballoi sprovën e parë të koronavirusit, ndërsa ishte në spital për më shumë se dy javë, por nuk e mendonte se do të humbte jetën tragjikisht nga një aksident.

Policia ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ai me automjetin e tij goditi për vdekje 79-vjeçarin shqiptar që po lëvizte me biçikletë në rrugën Bulls Head-në Staten Island ku edhe jetonte.

Reklame

Viktima është Zudi Daci, një shqiptar nga Dibra e Madhe, një veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti.

Sipas një zëdhënësi të NYPD, ai u gjet pa vetëdije dhe pa reagim pas një përplasjeje me një kamionçin afër Rrugës Arlene dhe Rrugës Bulls Head në Staten Island. Po sipas poliicisë thuhet se aksidenti ndodhi rreth orës 8:21 të Premten në mëngjes, kur NYPD iu përgjigj një thirrje 911, se kishte ndodhur një aksident.

Autoambulanacat shkuan në vendgnjarje dhe transportuan në Qendrën Mjekësore Universitare Richmond në Ëest Brighton në gjendje kritike, tha policia, duke shtuar se në spital me gjithë tentativat për ta shpëtuar nga vdekja – 79 vjeçari vdiq.

NYPD për të zhvilluar hetimet e mbylli për disa orë rrugën Signs Road dhe Arlene Street, pikërisht aty ku gjendej një biçikletë dhe një palë këpucë, të shpërndara në trotuarin e rrethuar me kordonin e policisë. Ndërsa kamionçina u tërhoq për hetime nga policia.

Gazeta locale Staten Island Advance shkruan se “Një hetim paraprak i kryer nga Skuadra e Hulumtimit të Përplasjeve të NYPD-së përcaktoi se kamioni i markës Ford 2000 po lëviste drejt lindjes – drejt Bulevardit Victory Blvd – në Rrugën e Sings Street, kur ai bëri një kthesë në të majtë në rrugën Arlene dhe goditi biciklistin që udhëtonte drejt perëndimit, drejt Richmond Avenue. Shoferi i automjetit nuk ka lëvizur nga vendngjarje deri sa erdhi policia dhe e mori atë më pas në arrest, tha policia.

I biri I tij Fisnik Daci, mes loteve për humbjen e babait të tij shkruan në llogarinë e tij në Facebook, “Babi im i dashur i mirë, aq i ndershëm, bujar, fjalë ëmbël e fisnik, iku dhe na la. Ndërsa, mamaja, unë dhe të gjithë ne e ruanim nga ky virus i keq, fatkeqësia e çoi të humbë jetën aksidentalisht”. Zydiu la pas vetes bashkëshorten, djalin Fisnikun dhe vajzën Julinda Daci, nipat dhe të tjerë.