SHBA thirrje Turqisë të heqë dorë nga ar matimi rus

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Turqisë që të tërhiqet nga furnizimi me sistemin rus të mbrojtjes raketore.

Ministri i Mbrojtjes i Turisë, Hulusi Akar, gjatë një interviste këtë javë u shpreh në favor të një zgjidhjeje kompromisi për sistemin rus S 400, të cilin Rusia fillimisht e ndërtoi për të shënjestruar aeroplanët luf tarakë perëndimor.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Por, SHBA nuk është e interesuar për ofertën turke.

“Politika jonë për sistemin S 400 nuk ka ndryshuar,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet në lidhje me propozimin turk.

 

“Këto sisteme janë të papërshtatshme me pajisjet e NATO, ato kër cënojnë sigurinë e teknologjisë së NATO dhe janë në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i NATO”, u tha Price gazetarëve.

“Ne kemi kërkuar dhe do të vëzhdojmë të kërkojmë nga Turqia të mos e mbajë këtë sistem”, tha ai.

Ministri turk, ka përmendur rastin e Greqisë, e cila pasi kishte blerë sistemin rus S 300 nuk e kishtë bërë plotësisht funksional atë.

Por, sistemi S 400, sipas zyrtarëve amerikanë, është më i përparuar prandaj e kanë hedhur poshtë krahasimin.

Turqia ka vazhduar zbatimin e marrëveshjes me Moskën pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara.

Administrata e ish presidentit, Donald Trump, përjashtoi Ankaranë nga programi i avionëve lu ftarakë F 35 dhe vendosi disa sanksione në fushën e prokurimit me Turqinë.

 

Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua gjatë fushatës zgjedhore se do të ashpërsojë qëndrimin e SHBA ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin ai e ka përshkruar si autokrat.