Shefi i ushtrisë zvicerane dëshiron të hapë shërbimin ushtarak për të huajt

Advertisment

Komandanti i korpusit Thomas Süssli, dëshiron të rrisë përqindjen e grave në 10 për qind deri në vitin 2030. Në një afat më të gjatë, është gjithashtu e mundshme të shqyrtohet pranimi i të huajve.

Thomas Süssli është serioz për diversitetin në ushtrinë zvicerane. Ish-bankieri, i cili mori përsipër komandën ushtarake në fillim të vitit, dëshiron të rrisë përqindjen e grave në 10 për qind, deri në vitin 2030, siç tha ai në një intervistë për “Tages-Anzeiger”, informon Shtegu.com. Përqindja e grave aktualisht është 0.8 për qind. Megjithë disa përpjekjeve, ushtria zvicerane vetëm e ka rritur atë me rreth 0.3 pikë përqindje, që nga viti 2010.

Reklame

Süssli pranon se qëllimi i 10 përqind të grave është ambicioz. “Për të arritur këtë qëllim, sigurisht që është i nevojshëm një rishqyrtim”, thotë komandanti i korpusit. Ai kurrë nuk kishte ndier refuzim të grave në ushtri.

Kjo nuk është kryesisht çështje e kompensimit të mungesës së personelit në trupa nga gratë shtesë. “Ne i përjetojmë gratë në ushtri si veçanërisht të motivuara dhe të përkushtuara. Ato shpesh sjellin mënyra të reja të të menduarit. Ato i bëjnëmirë sistemin tonë”, tha Süssli.

Po që se shkohet sipas tij, ushtria nuk duhet të hapet vetëm për gratë. Në ushtri duhet të ketë një vend për të gjithë ata që duan të kontribojnë në sigurinë e Zvicrës, tha ai për “Tages-Anzeiger”. “Për të gjithë, pavarësisht fesë, gjuhës ose gjinisë”.

Süssli madje është duke menduar me zë të lartë për hapjen e ushtrisë për të huajt. “Sot Kushtetuta zvicerane përjashton të huajt,” tha ai. Të drejtat civile zvicerane janë parakusht për shërbimin ushtarak. “Por unë mund ta imagjinoj që ne gjithashtu do ta shqyrtojmë këtë në një afat më të gjatë”. Megjithatë, për momentin kjo nuk është temë debati.