Shefqet Krasniqi: Vjosa Osmani është dashur të betohet në Kuran kur u bë presidente

Advertisment
HTML Image as link

Hoxhë Shefqet Krasniqi thotë se në Kosovë të gjithë zyrtarët do të ishte dashur të betohen në librat fetarë varësisht cilës fe i përkasin.“Kushtetuta është letër”, ka thënë Krasniqi në “Debat Plus”.

“Presidenti i Kosovës duhet të betohet në Kuran nëse është mysliman. Nëse është katolik duhet të betohet në Bibël, e kështu me radhë. Vjosa gjithqysh është dashur të betohet në Kuran, se përndryshe ai nuk është betim”, tha Krasniqi.

Reklame

Hoxha thotë se me betimin në librat fetarë shteti tregon vlerat e tij.

“Betimi në aspektin terminologjik është mu betua në diçka çka nëse nuk e kryen të hakmerret. Zoti është ai që të dënon”, shtoi më tej Krasniqi.Krasniqi thotë se perëndimorët çështjen e betimit e kanë kuptuar shumë mirë.

“Në pothuajse të gjitha shtetet evropiane feja ka ndikim në shtet…Edhe gjykatësi nuk betohet pa u betuar në Bibël, e deri te presidenti”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi.