Shekerinska: Ndal dhunës ndaj grave

Advertisment

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska sot nga vendlindja e gjyshes së saj, Kiçinicë në Mavrovë ka dërguar porosi kundër dhunës ndaj grave.

Ajo me këtë rast u është drejtuar grave, veçmas atyre të cilat janë viktimë e çfarëdo forme të dhunës.

Reklame

“Leksionet më të rëndësishme jetësore i mësova nga gruaja më e fortë të cilën e njoh, e cila ka forcë dhe mirësi. Nuk bënte dallim mes nipërve dhe mbesave. Mendoj se leksionet nga gjyshja ime Liljana i kanë mësuar të gjithë, se të gjithë kemi të drejtën e fatit, shanseve të barabarta në jetë. Në shekullin e 21-të kemi një opozitë (VMRO-DPMNE) e cila mendon se bota nuk u përket njëjtë edhe grave. Nuk shpenzuan asnjë fjalë për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore. Parti e cila hesht ndaj gjitha shembujve të dhunës ndaj grave. Më 15 korrik pres mbështetje të fortë nga gjitha gratë dhe burrat të cilët vërtetë besojnë se bashkëpunimi dhe jo dhuna është zgjidhje”, ka thënë Shekerinska.