Shembet ura në Itali, pandemia shmang tr agjedinë (VIDEO)

Ura e Caprigliola, një arterie e rëndësishme që lidh La Spezia dhe Massa, është shembur.

Në momentin e ngjarjes në të po kalonte një furgon dhe për pasojë shoferi mbeti i plagosur lehtë.

Reklame

Bllokada e trafikut të imponuar për koronavirusin ka shmangur një tragjedi pasi ura në kohë normale ka një qarkullim mjetesh të konsiderueshme.

Shoferi i cili u plagos pas rrëzimit të urës në Albiano Magra u transportua në spital.

Një tjetër shofer në një furgon, nga ana tjetër, shpëtoi i padëmtuar.