Shembull i mirë, biznesmeni kosovar ndan 13 mijë euro për mjekët

Fondacioni Humanitar Golden Eagle, i biznesmenit kosovar, Shaqir Palushit, ka ndarë 13,000 euro për mantilbardhet.

Lajmin e bëri të ditur vetë Palushi përmes një postimi, ku tha se 10000 ndahen për stafin e Reparti Infektivë të QKUK-së, ndërsa për stafin e QKFM-Suharekë, 3000 Euro, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Fondacioni Humanitar Golden Eagle ndan 13000 euro për mantilbarëdhet

Sot syt e të gjithë njerzimit janë drejtuar tek mjekët të cilet i shohim si shpresë e vetme për shpëtim nga kjo e keqe që ka kapluar boten.
Ata sot po rrezikojnë jeten e tyre për të shpëtuar jetë. Zoti i ruajt kudo që janë. Fondacioni Golden Eagle ndanë për stafin e Reparti Infektivë të QKUK-së:10000 Euro. Për stafin e QKFM-Suharekë:3000 Euro.

Të dashur qytetar mbështetja më e madhe që mund ti japim atyre është duke respektuar këshillat e tyre ./Indeksonline/